Futboll

Shehu vazhdon me paraqitje pozitive, asiston në Poloni

Juljan Shehu

Pas golit që e realizoi në xhiron e parë, Juljan Shehu, ka vazhduar me paraqitjet pozitive te skuadra e Widzew Lodzit. 

Widzew Lodzi në kuadër të javës së tretë të elitës së futbollit polak fitoi thellë 3:0 ndaj GKS Katowices. 

Në fitoren e Lodzit la gjurmë edhe Shehu duke kontribuar me një asistim.  Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë asistoi te goli i parë në minutën e 18-të.

Shehut iu anulua edhe një gol në minutën e 47-të për shkak të prekjes me dorë. 

Ai e kompletoi ndeshjen dhe ishte më i dalluari në fushë. 

Lindon Selahi luajti deri në minutën e 81-të kurse Dion Gallapeni në lojë u inkuadrua nga fillimi i pjesës së dytë.