Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shehu shënon me asistim të Selahit në Poloni

Juljan Shehu

Juljan Shehu e ka shënuar golin e parë këtë edicion në elitën e futbollit polak. 

Por goli i Shehut nuk i mjaftoi Widzew Lodzit që u mposht të dielën nga Rakowi me rezultatin 3:1. Ndeshja i takoi xhiros së 15-të. 

Shehu me asistim të Lindon Selahit i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 52-të. 

28-vjeçari Shehu ka edhe një asistim. Gjithashtu edhe për 27-vjeçarin Selahi ishte asistimi i parë i edicionit. 

Shehu e kompletoi ndeshjen, kurse Selahi luajti deri në minutën e 83-të. 

Widzew Lodzi është duke luftuar për mbijetesë. Për Lodzin ishte disfata e pestë. 

Ka edhe tetë barazime dhe dy fitore. E zë vendin e 16-të me 14 pikë. 

Rakowi ka një pikë më shumë që gjithashtu është poshtë në renditje.