Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Hoxha mund të transferohet në Poloni

Arber Hoxha

Sulmuesi i Shqipërisë, Arbër Hoxha, mund ta vazhdojë karrierën në Poloni.

Mediumi kroat, “24sata” ka shkruar se Hoxha po synon të largohet nga Dinamo Zagrebi në afatin kalimtar veror.

Widzew Lodzi po insiston në transferimin e sulmuesit të krahut.

Lodzi polak është i gatshëm të paguajë rreth 5 milionë euro për kartonin e Hoxhës.

Në rast të transferimit te Lodzi, Hoxha, do të fitojë më pak se 1 milion euro në sezon.

Edhe Sa do të fitojë Hoxha me kontratën e re? Futboll 8 muaj më parë Sa do të fitojë Hoxha me kontratën e re?

Hoxha me Dinamo Zagrebin e fitoi titullin e kampionit dhe Kupën e Kroacisë.

Hoxhës, kontratat me Dinamon i skadon në verën e vitit 2029.