Sulmuesi i krahut, Arbër Hoxha, pritet të largohet nga Dinamo Zagrebi. Kështu të paktën kanë raportuar të mërkurën mediat kroate.
Dinamo po ndahet me shumë lojtarë, ndërsa i radhës mund të jetë reprezentuesi i Shqipërisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKa disa skuadra evropiane që kanë shprehur interesim për Hoxhën. Hull City, që për trajner të mërkurën e emëroi boshnjakun Sergej Jakiroviq, ka shprehur interesim për Hoxhën. Hulli garon në kategorinë e dytë angleze.
Kayserispori i elitës turke është po ashtu i interesuar. Prej Turqisë, Hoxha është edhe në radarin e Trabzonsporit dhe Eyupsporit.
Më herët për kosovarin Hoxha kanë shprehur interesim edhe skuadra italiane si Lecce.