Më shumë se dhjetë lojtarë do të largohen nga Dinamo Zagrebi në fund të edicionit akutal.
Në mesin e lojtarëve që do të largohet nga kampioni i ri i Kroacisë, është edhe Arbër Hoxha.
“Kandidatët e mundshëm për t’u larguar nga Dinamo janë Sergi Dominguez dhe Marko Soldo. Së bashku me ta në shitje janë edhe Arbër Hoxha, Fran Topiq, Ivan Nevistiq, Mounsef Bakrar dhe Moris Valinçiq”, shkruan “tportal.hr”.
27-vjeçari me Dinamon ka kontratë deri në vitin 2029.
Vlera e tij në tregun e transferimit është 2.5 milionë euro.
Këtë edicion ka shënuar shtatë gola dhe ka kontribuar me shtatë asistime në 30 ndeshje në elitën kroate të futbollit.