Skuadra e Hoffenheimit ka shënuar fitore bindëse në ndeshjen e parë të xhiros së 14-t të Bundesligës gjermane. Të premten mbrëma, Hoffenheimi mposhti skuadrën e Bochumit me rezultatin 3:1.
Për Hoffenheimin, kjo është fitorja e shtatë këtë edicion, që e ngrit në kuotën e 23 pikëve, 10 më shumë se Bochumi.
Rezultati i ndeshjes u zhbllokua me autogolin e mbrojtësit Erhan Masoviq në minutën e 32-të. Andrej Kramariq e dyfishoi epërsinë për Hoffenheimin në minutën e 43-të, rezultat me të cilën përfundoi pjesa e parë. Golin e tretë për Hoffenheimin, e realizoi Ihlas Bebou në minutën e 76-të.
Ndërkohë, Goncalo Pacienca në minutën e 90-të shënoi për 3:1, por ky gol nuk pati ndonjë vlerë për Bochumin.
Artikuj të ngjashëm