Hendbollistja e Kosovës, Arlinda Hajdari, është shpallur lojtare e ndeshjes të shtunën në elitën daneze.
Danimarka ka njërën prej ligave më të forta të hendbollit në botë.
Arlinda Hajdari i shënoi shtatë gola për skuadrën Bjerringbro që u mposht 28:25 nga Horsensi.
Sipas njoftimit të FHK-së, Hajdari i kishte edhe dy asistime.
Në kampionatin e Danimarkës paraqiten edhe Marigona Hajdari, që është motra e Arlindës, Leonora Demaj e Verona Rexhepi.
Demaj është kapitene e Kosovës, ndërsa motrat Hajdari janë prej lojtareve më të rëndësishme.
Edhe
Arlinda Hajdari vazhdon kontratën me skuadrën elitare të Danimarkës
Ndërkohë Verona Rexhepi vlerësohet me potencial shumë të madh, ndërsa luan për të rejat e Danimarkës.
Të shtunën, Rexhepi i shënoi pesë gola për skuadrën Skanderborg, ndërsa Demaj i kishte katër gola për skuadrën Ringkobing.