Hendbollistja e përfaqësueses së Kosovës, Arlinda Hajdari, po luan me shumë sukses në elitën e Danimarkës për skuadrën Bjerringbro.
Danimarka shquhet për hendbollin shumë të zhvilluar, ndërsa ka njërin prej kampionateve më cilësore në botë.
Pas paraqitjeve të mira këtë edicion, Bjerringbro ka vendosur t’i ofrojë Hajdarit kontratë edhe për edicionin e ardhshëm, 2024/2025. Kontrata e re tashmë është firmosur. Klubi ka njoftuar se vendimi ishte shumë i lehtë.
“Me 22-vjeçaren Arlinda Hajdari, ne kemi një lojtare shumë interesaute që është shumë stabile në mbrojtje dhe që mund të shënojë shumë gola në sulm. Ajo ka potencial të jashtëzakonshëm, ka shënuar tashmë 49 gola këtë edicion garues dhe luan për ekipin nacional të Kosovës”, ka thënë trajneri i Bjerringbros, Jesper Bangshoi.
Në elitën daneze luan edhe motra e madhe e Arlindës, Marigona, pastaj Leonora Demaj dhe Verona Rexhepi.
-
Hendbollistja e Kosovës, më e mira e ndeshjes në Danimarkë
-
Lojtarja e Kosovës vazhdon në skuadrën e suksesshme të Superligës daneze
-
Liderja e Kosovës i bashkohet skuadrës së suksesshme daneze
-
Kosova ndaj Danimarkës, superfuqisë që ia ofron lojtaret më të mira
-
Hendbollistja kosovare, më e mira e muajit në elitën daneze