Kritik shumë i madh për formacionin e Dritës ka qenë Erdin Hashani, trajneri i futbollit, dhe ish-futbollsti i Dritës e i shumë skuadrave kosovar.
“Mund ta bëjmë dallimin mes Prishtinës dhe Dritës. Te Drita ka lojtarë që janë të paprekshëm në formacion, ndërsa te Prishtina janë të gjithë njëjtë thuajse. Prej kapitenit, Xhevdet Shabani, janë të paprekshëm. Një individ është më i madh sesa klubi. Te Prishtina, Zekirija Ramadani ka bërë shumë rotacion edhe pse kanë pasur më shumë alternativa, por përsëri ka bërë rotacion. Te Drita nuk është bërë shumë rotacion. Ata që e kanë pësuar aty janë lojtarët e rinj. Vetëm nëse ka pasur lëndime është bërë ndryshim. Kjo ndoshta është ajo që i ka kushtuar Dritës në fund. Në fillim të edicionit kam thënë që Drita do ta ketë problem, sepse Drita nuk është se ka shumë alternativa. Është dashur të marrë më shumë alternativa. Ka lojtarë të paprekshëm. Tash ai e ka bërë që mos të marrë shumë transferime. Tash janë pasojat që i përmendi Qeqa. Lojtarët kanë filluar të lodhen e që është gjë normale pasi ka shumë presion. Është shumë e vështirë ta mbrosh titullin. Nuk mund ta mbrosh titullin pa sjellë lojtarë të rinj. Këtë situatë nga skuadrat tjera më së miri e kanë menaxhuar te Prishtina”, theksoi Hashani të dielën në mbrëmje në Sportin Total.