Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hasani realizon supergol në Hungari

Florent Hasani, ylli i Diosgyorit, ka realizuar një supergol të shtunën në ligën hungareze në përballjen me MOL Vidin.

22-vjeçari, reprezentues i Kosovës, realizoi nga distanca në fitoren 2 me 1.

Ai shënoi në minutën e pestë duke shtangur mysafirët.

Hasni këtë edicion ka shënuar gjashtë gola në 29 paraqitje për Diosgyorin.

Diosgyori i Hasanit po lufton për mbijetesë. Me dy ndeshje të mbetura deri në fund, ky klub ka 34 pikë në pozitën e 11-të aq sa ka edhe MTK Budapest në pozitën e dhjetë, e që shpëton nga rënia një rang më poshtë.