Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hasani transferohet te Gyirmoti i Hungarisë

Florent Hasani ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me skuadrën e Gyirmotit të Hungarisë. 24-vjeçari, reprezentues i Kosovës, është rikthyer në elitën e futbollit hungarez, ku ka luajtur më parë. Hasani ka luajtur te Diosgyori në 91 ndeshje dhe ka shënuar dhjetë gola.

Së fundmi ishte pjesë e skuadrës izraelite Hapoel Kfar Saba. Hasani ishte fitues i Superligës së Kosovës me Trepçën ’89 në moshën 19-vjeçare, kur kishte shënuar 16 gola e 12 asistime në 33 ndeshje. Me Kosovën ka zhvilluar tetë ndeshje dhe ka një gol të shënuar. Gyirmoti e siguroi elitën e futbollit të Hungarisë pasi doli në vendin e dytë me 78 pikë në 38 ndeshje. Dy pikë më shumë kishte lideri Debreceni.

Artikuj të ngjashëm