Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hasani shënon në Hungari, por Gyirmoti mposhtet

Gyirmotit nuk i ka ndihmuar goli i shënuar nga futbollisti i Kosovës, Florent Hasani.

Gyirmoti të premten në mbrëmje pësoi disfatë në udhëtim te Debreceni me rezultatin 3:1, në kuadër të xhiros së 28-të të kampionatit hungarez.

Hasani e shënoi golin e barazimit në minutën e nëntë të ndeshjes. 25-vjeçari i cili e kompletoi këtë ndeshje, e realizoi golin e dytë në elitën e futbollit hungarez.

Gyirmoti është në vendin e parafundit (11) pas 28 ndeshjeve dhe ka 26 pikë.