Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Florent Hasani shënon gol në Hungari

Florent Hasani ka vazhduar me paraqitje të mira në kampionatin hungarez.

Reprezentuesi i kohëpaskohshëm i Kosovës ka shënuar gol në barazimin e Gyirmot të dielën ndaj Honved, 1:1.

Ndeshja i ka takuar xhiros së 29-të. Mesfushori Hasani realizoi golin e barazimit në minutën e 27-të. Ky ishte goli i tretë këtë edicion për 25-vjeçarin.

Gyirmot pas 29 ndeshjeve renditet në pozitën e 11-të me 27 pikë. Honved mbanë pozitën e 10-të me 33.