Sport

Hasani shënon gol në paraqitjen e 100-të

Mesfushori kosovar, Florent Hasani, i ka dhënë skuadrës së tij tri pikë në ndeshjen e së shtunës.

Futbollisti që aktivizohet te Gyirmot në Hungari shënoi për 2:1 ndaj Paks.

24-vjeçari u inkuadrua në minutën e 46-të derisa golin e shënoi në minutën e 68-të.

Për Hasanin ky ishte goli i parë këtë edicion, derisa ka regjistruar 100 paraqitje zyrtare në kampionatin hungarez.