Futbollisti i Kosovës, Florent Hasani, pritet të largohet nga Rapid Bukureshti dhe karrierën ta vazhdojë te skuadra tjetër elitare e Rumanisë, Sepsi.
Hasani nuk është përfshirë në ekipin e Rapidit për përgatitjet që i ka nisur të hënën në Dubai. Dhe gjasat që të mbetet pjesë e Rapidit janë shumë të vogla.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHasani pritet që karrierën ta vazhdojë në ndonjë klub tjetër dhe një prej skuadrave të interesuara sipas “Fanatik” është Sepsi.
Hasani, 27-vjeçar, me Rapidin ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Rapidit iu bashkua në janar të vitit të kaluar nga Tirana. Me fanellën e Rapidit në Superligën rumune, Hasani ka shënuar një gol dhe ka asistuar një herë.
Sepsi është në vendin e shtatë.