Muhamet Hyseni është transferuar në Rumani te skuadra, Farul Constanta.
Hyseni i është bashkuar skuadrës Farul Constanta nga Horsensi i Danimarkës.
Ish-sulmuesi i Llapit tashmë i ka kaluar testet mjekësore dhe ka filluar stërvitjet me skuadrën e re.
Qendërsulmuesi Hyseni edicionin e kaluar luajti te Llapi në formë huazimi.
Pikërisht nga Llapi në vitin 2024, Hyseni, kaloi te Horsensi për 650 mijë euro.
25-vjeçari nuk pati shumë hapësirë te Horsensi, duke zhvilluar vetëm 14 ndeshje.
Hyseni në edicionin e fundit me Llapin në 32 ndeshje të zhvilluara shënoi 12 gola dhe bëri tri asistime.
Edhe
Hyseni kthehet te Llapi
“Dua të shënoj sa më shumë gola të jetë e mundur për Farulin”, ka thënë Hyseni.
Hyseni në Kosovë ka luajtur edhe për skuadra si Malisheva e Feronikeli 74.
Ai ka shënuar edhe një gol në dy paraqitje për Përfaqësuesen e Kosovës.