Sulmuesi kosovar, Muhamet Hyseni, do ta vazhdojë karrierën në Rumani. Ish-ylli i Llapit u transferua nga Horsensi i Danimarkës te Faruli në Rumani.
Sulmuesi ka kaluar testet mjekësore dhe veçse i është bashkuar ekipit të ri.
Hyseni sezonin e kaluar luajti si i huazuar te Llapi. Realizoi 12 gola dhe asistoi tre herë në 32 ndeshje.