Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Hasani bën hap prapa në karrierë

Florent Hasani

Florent Hasani do të luajë për Bolusporin, klubin e kategorisë së dytë të futbollit të Turqisë. 

Pasi u largua më 29 janar nga Rapidi i Bukureshtit, Hasani të shtunën është zyrtarizuar si futbollist i ri i skuadrës turke. 

Ai ka nënshkruar kontratë për një vjet e gjysmë. 

Mesfushori me tipare sulmuese, 27-vjeçari Hasani, karrierë ka bërë te Vushtrria, Trepça ’89, Diosgyori, Hapoel Kfar Saba, Gyirmoti e Tirana. 

Nga Tirana më 1 janar të vitit të kaluar, ishte transferuar te Rapidi për 300 mijë euro. 

Edhe Hasani largohet nga Boluspori, mbetet në Turqi Futboll Hasani largohet nga Boluspori, mbetet në Turqi

Në 16 ndeshje të edicionit aktual me Rapidin, Hasani e pati një gol të shënuar e një asistim. 

Hasani me Kosovën ka tetë paraqitje e një gol të shënuar.