Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Hasani largohet nga Boluspori, mbetet në Turqi

Florent Hasani

Sulmuesi kosovar, Florent Hasani, është larguar nga skuadra e Bolusporit. Por megjithatë, Hasani karrierën do ta vazhdojë sërish në kategorinë e dytë të futbollit turk.

Ai të hënën e ka kompletuar transferimin te skuadra e Amedsporit. Me Amedsporin ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë. Amedspori pas 19 xhirove të zhvilluara në kategorinë e dytë i prin tabelës me 39 pikë. Është në rrugë të mirë për ta siguruar promovimin në elitën turke.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Klubi ynë ka nënshkruar kontratë me futbollin profesionist, Florent Hasani. Shpresojmë që ky transferim të jetë i dobishëm për klubin, lojtarin dhe komunitetin tonë dhe i urojmë suksese nën fanellën tonë”, ka shkruar Amedspori në faqen zyrtare.

28-vjeçari Hasani është golashënuesi i dytë më i mirë në kategorinë e dytë. Me fanellën e Bolusporit këtë edicion ka shënuar 14 gola dhe ka bërë katër asistime.

Futbollisti nga Vushtrria në verën e kaluar iu bashkua Bolusporit si lojtar i lirë pasi e ndërpreu bashkëpunimin me Rapidin e Bukureshtit.