Samir Hasani dhe Blerton Nuha e kanë përfunduar të fundit garën në kronometër në shtegun 29 kilometra. Kampionati Evropian i çiklizmit po mbahet në Drenthe të Holandës. Hasani përfundoi i fundit, 32-ti, me kohë prej 41 minuta, gjashtë sekonda e 18 të qindtat.
Ishte prapa fituesit të garës, britanikut Joshua Tarling gati dhjetë minuta prapa. Saktësisht 9 minuta, 36 sekonda e 17 të qindtat.
Ndërkohë Bleron Nuha përfundoi i parafundit, 31-ti me kohë prej 40 minuta, 54 sekonda e 57 të qindtat.
Hasani dhe Nuha pas katër ditësh do të jenë pjesëmarrës në gara rrugore me gjatësi të shtegut prej 199.8 kilometra. Hasani dhe Nuha janë pjesë e klubit KÇ Kastrioti.
Artikuj të ngjashëm
-
Më 5, 6 dhe 7 qershor mbyllen përkohësisht disa segmente të autostradave
-
Shqipëria fiton medalje në Evropianin e mundjes dhe atë të peshëngritjes, Kosova larg
-
Sawe shkruan histori në Maratonën e Londrës
-
Kosova me dy mundës në Evropianin në Tiranë
-
Xhudoja kosovare mban nivelin superior, synohet edhe më shumë