Çiklistët nga Kosova, Samir Hasani dhe Blerton Nuha përfunduan të fundit të mërkurën në garën në kronometër në shtegun 29 kilometra.
Kampionati Evropian i çiklizmit po mbahet në Drenthe të Holandës. Por të enjten, Federata e Çiklizmit e Kosovës e ka vlerësuar pozitive paraqitjen e dy çiklistëve. Hasani përfundoi i fundit (32), me kohë prej 41 minuta, gjashtë sekonda e 18 të qindtat.
Ishte gati dhjetë minuta prapa fituesit të garës, britanikut Joshua Tarling. Saktësisht 9 minuta, 36 sekonda e 17 të qindtat.
Ndërkohë Bleron Nuha përfundoi i parafundit (31), me kohë prej 40 minuta, 54 sekonda e 57 të qindtat.
"Kampionati Evropian në kronometer përfundoi me një paraqitje të mirë të dy çiklistëve ku shpejtësia mesatare kaloi mbi 43 km/h, që thyen rekordet personale të Kosovës. Suksese të dielën në garën më të fortë rrugore me 199.8 km", shkruan në njoftimin e FÇK-së.
Hasani dhe Nuha pas katër ditësh do të jenë pjesëmarrës në gara rrugore me gjatësi të shtegut prej 199.8 kilometra. Hasani dhe Nuha janë pjesë e klubit KÇ Kastrioti.