Skuadra norvegjeze Molde ka shprehur interesim për ta blerë sulmuesin kosovar, Veton Berisha. Por te Hammarby thonë se Berisha nuk është në shitje.
Drejtori sportiv Jesper Jansson thotë se kanë plane të mëdha me Berishën. Hammarby bleu Berishën në verë nga Vikingu norvegjez për 2 milionë euro.
“Ne besojmë shumë te Vetoni dhe kemi investuar shumë tek ai. Është spekulim norvegjez. Nuk kemi oferta për të vlerësuar”, ka thënë Jansson raportojnë mediumet suedeze.
Sulmuesi 28-vjeçar shënoi katër gola dhe kontribuoi me një asistim në 14 ndeshje në elitën e futbollit suedez. Ai me Hammarbyn ka kontratë deri në fund të vitit 2026.
Artikuj të ngjashëm