Skuadra e Moldes nuk ka hequr dorë nga transferimi i sulmuesit Veton Berisha. Madje, Molde po bën presion për ta transferuar Berishën këtë muaj, pasi tashmë i ka bërë ofertë zyrtare Hammarbyt, ekip me të cilin sulmuesi 28-vjeçar ka deri në fund të vitit 2026.
“TV2” ka raportuar të mërkurën se Molde ka ofruar tre milionë euro për kartonin e Berishës, të cilin po e sheh si përforcim të madh për sezonin e ri, i cili në Norvegji nis në fillim të muajit prill.
Berisha në verën e vitit të shkuar iu bashkua Hammarbyt nga Vikingu i Norvegjisë për dy milionë euro dhe 14 ndeshje në kampionatin suedez realizoi katër gola.
Molde është kampion i Norvegjisë dhe interesim për Berishën pati treguar edhe vitin e shkuar por skuadra e tij pati refuzuar ofertën.