Veton Berisha është larguar nga Molde, pas shkëputjes së kontratës me klubin norvegjez.
Vëllai i Valon Berishës u largua nga Hammarby në verën e vitit 2023 për t’iu bashkuar Moldes, skuadër me të cilën i shënoi 15 gola dhe pati 10 asistime në 58 ndeshje.
Lëndimet e shumta të Berishës kanë qenë prej arsyeve të shkëputjes së kontratës së tij.
“Ka pasur ulje e ngritje për mua personalisht. Por kur shoh prapa, e di se kam kaluar kohë të cilën nuk do ta harrojë. Kam luajtur për disa klube në të kaluarën, por këtu e kam kaluar kohën më të mirë. Ka qenë periudhë e vështirë për mua me lëndime. Por e kam kaluar me ndihmën e bashkëlojtarëve dhe stafit të klubit”, ka deklaruar Berisha.
Sulmuesi 31-vjeçar në Norvegji ka luajtur edhe për Vikingun e Brannin. Karrierë ka bërë edhe te Greuther Furthi e Rapid Vjena.