Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hammarby me ofertë për Berishën

E ardhmja e sulmuesit Veton Berisha te skuadra e Vikingut nuk është aspak e sigurt. Skuadra elitare e Suedisë, Hammarby ka bërë ofertë zyrtare për Berishën, ka raportuar të mërkurën “Nettavisen.no”.

Po ashtu, drejtuesit e Hammarbyt kanë nisur edhe kontaktet me agjentin e Berishës, të cilin po synojnë ta transferojnë deri në fund të këtij muaji, pasi afati kalimtar është i hapur deri më 1 prill.

Te Vikingu po synojnë t’i rezistojnë ofertës së Hammarbyt, e cila thuhet se është joshëse dhe tashmë ka tërhequr edhe vëmendjen e sulmuesit, i cili është i gatshëm ta vazhdojë karrierën në futbollin suedez.

Vikingu deri më tani ka refuzuar të gjitha ofertat për Berishën, të cilin e vlerëson si lojtar shumë të rëndësishëm për sezonin e ri, i cili në Norvegji nis në fillim të muajit të ardhshëm.

Muaj më parë, Berisha është kërkuar edhe nga ekipi tjetër norvegjez, Molde.

Edhe Hammarby ka plane të mëdha me Veton Berishën Sport Hammarby ka plane të mëdha me Veton Berishën

27-vjeçari është kapiten i Vikingut dhe ka kontratë deri në fund të vitit 2024.

Edicionin e shkuar, Berisha ka shënuar 26 gola dhe ka bërë tetë asistime në 34 paraqitje në të gjitha garat për Vikingun, ekip te i cili u rikthye para dy vjetësh. Ai karrierë ka bërë edhe te Branni, Rapidi i Vjenës e Greuther Fuerthi.