Sulmuesi Veton Berisha ka nisur me gola në elitën e Suedisë. Në ndeshjen e dytë për Hammarbyn, sulmuesi kosovar ka shënuar gol.
Hammarby të dielën fitoi 3:0 ndaj Sundsvallit, në kuadër të xhiros së 17-të.
Reprezentuesi i Norvegjisë shënoi në minutën e 71-të për rezultatin 2:0. Berisha startoi dhe luajti deri në minutën e 74-t. Deri në minutën e 74-t luajti edhe mbrojtësi Edvin Kurtulush.
Berisha te Hammarby është transferuar ditë më parë nga Vikingu norvegjez. Për Vikingun këtë vit kishte shënuar tetë gola në 12 paraqitje. I kishte edhe pesë asistime.
Hammarby po lufton për titull. Aktualisht mban pozitën e dytë.
El primer gol del noruego Veton Berisha con el Hammarby sueco en su segundo partido.
— Ramon Vilageliu Arnella (@ramonvilageliuu) August 7, 2022
La pólvora que tiene el ex del Viking es digna de estudio. #SondaNordica
pic.twitter.com/shd9hIzpVW