Futboll

Goli i dytë sezonal për Veton Berishën

Veton Berisha

Veton Berisha ka shënuar për Molden në kampionatin elitar të Norvegjisë, por goli i tij ishte i pamjaftueshëm për ta shmangur disfatën.

Molde u mposht të dielën 2:1 në udhëtim te skuadra HamKam, në ndeshjen e xhiros së tetë të “Eliteserien”.

Berisha e barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

Për të ishte goli i dytë në kampionatin norvegjez në këtë edicion.

Berisha luajti deri në minutën e 61-të.

Molde ka tetë pikë pas po aq ndeshjeve të luajtura.