Futboll

Ibrahimaj në formë, shënon sërish në Norvegji

Ylldren Ibrahimaj

Ylldren Ibrahimaj ka shënuar tjetër gol në elitën e futbollit norvegjez. 

Ibrahimaj, që është pjesë e klubit HamKam, ia siguroi fitoren 2:1 Valerengas të dielën, me golin që e shënoi në minutën e 77-të. 

Luajti deri në minutën e 86-të. 

Ndeshja e së dielës i takoi xhiros së 25-të të “Eliteserien”.  Ai i ka tre gola këtë edicion, që i realizoi në tri ndeshjet e fundit. 

HamKami po lufton për mbetje në elitë. I ka 28 pikë në vendin e 13-të.  Ibrahimaj më parë është grumbulluar te Kosova.