Ylldren Ibrahimaj e ka regjistruar asistimin e parë në këtë edicion.
Ibrahimaj që paraqitet te Lillestromi, asistoi në golin e parë të minutës së 86-të, në fitoren 2:0 në udhëtim te Valerenga të dielën. Ndeshja i takoi xhiros së pestë të kampionatit elitar norvegjez.
Lillestromi është lartë në tabelë me 13 pikë.
Ibrahimaj është 30-vjeçar ndërsa më parë ka qenë i grumbulluar edhe te Kosova.
E ka një paraqitje me “Dardanët”.