Sulmuesi Veton Berisha vazhdon të shënojë në elitën e futbollit të Suedisë.
Berisha ka realizuar një gol të dielën në barazimin e Hammarbyt si mysafir i AIK-ut.
28-vjeçari që ishte titullar, realizoi golin e barazimit (2:2) në minutën e 59-të.
Për Berishën ishte goli i katërt në pesë ndeshje sa i ka luajtur deri me tani për ekipin suedez.
Titullar te Hammarby ishte edhe futbollisti tjetër kosovar, Edvin Kurtulush.
Me 40 pikë, Hammarby është në vendin e dytë. Ka katër pikë më pak se Hackeni.