Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha asiston në fitoren e Hammarbyt

Veton Berisha ka asistuar në njërin prej tre golave të shënuar nga Hammarby të dielën. Hammarby fitoi në udhëtim te Mjallby në kuadër të xhiros së 26-të të elitës së futbollit suedez.

Berisha asistoi në golin e tretë të shënuar nga Joel Nilsson.

Ai ka dy asistime e katër gola të shënuar sivjet. Ai luajti deri në minutën e 64-rt.

Loret Sadiku dhe Edvin Kurtulush ishin titullar dhe e kompletuan ndeshjen te Hammarby. Jetmir Haliti luajti deri në fund te Mjallby. Hammarby është i dyti në tabelë me 49 pikë pas 26 ndeshjeve të luajtura.

Artikuj të ngjashëm