Veton Berisha ka shkëlqyer në fitoren e thellë të Hammbarbyt kundër Degerforsit me rezultatin 5:1. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 19-të të elitës së futbollit të Suedisë.
Berisha ka shënuar dy gola dhe ka bërë edhe një asistim.
Sulmuesi nga Kosova shënoi golin e tretë (66’) dhe të katërt (76) për ekipin suedez. Ndërkaq, asistoi te goli i dytë që e shënoi Basara. Ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 84-t.
Berisha ka tri gola në katër ndeshje të luajtura për Hammarbyn.
Me 39 pikë, Hammarby renditet në vendin e dytë në elitën e futbollit suedez.
Edvin Kurtulus ishte titullar te Hammbary dhe luajti deri në minutën e 84-t.