Lewis Hamilton ishte më i shpejtë se Max Verstappen për 143 të qindtat e sekondës dhe kryesoi në provën e dytë në Grand-Prixin e Portugalisë.
Ngasësi i dytë i Mercedesit, Valtteri Bottas, e përfundoi garën i treti, para Carlos Sainz të Ferrarit dhe dyshes së ekipit të Alpines, Fernando Alonso dhe Esteban Ocon.
Është hera e tretë në këtë sezon që Hamiltoni del i pari në sesionet e provave.
Ndërsa dita e premte po ashtu ishte tregues se do të jetë edhe një tjetër luftë e madhe mes Mercedesit dhe Redbullit.
Bottas ishte me 334 të qindtat prapa Hamiltonit.