Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lewis Hamilton e fiton Grand-Prixin e Spanjës

Lewis Hamiltoni dhe Mercedesi dhuruan paraqitje brilante, sulmuese dhe strategjike. Suksesi i Mercedesit me Hamiltonin e la në vendin e dytë ngasësin Max Verstappen në Grand-Prixin e Barcelonës në Spanjë që u mbajt të dielën.

Fitorja e tretë në katër garat e para për Hamiltonin këtë sezon erdhi sërish, pavarësisht se e humbi avantazhin nga Verstappen në fillim.

Triumfi i Hamiltonit ishte i 98-ti në karrierë, pasi e vendosi ‘pole-position’ numër 100 të shtunën.

Suksesi i së dielës për Hamiltonin e rrit edhe avantazhin e pikëve në 14-të me vendin e dytë.