Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hamilton siguron ‘pole-position’ për herën e 92-të në karrierë

Gjashtë herë kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton, e ka siguruar ‘pole-position’ për herën e 92-të në karrierë, të shtunën para Çmimit të Madh të Spanjës në Barcelonë.

Hamiltoni e mposhti vozitësin tjetër të ekipit të Mercedesit, Valtteri Bottas, dhe i pari doli me 0.059 të mijtat e sekondës dallim. Max Verstappen i Red Bullit, fituesi i Çmimit të Madh të Silverstone në përvjetorin e 70 të kësaj gare javën e kaluar, doli i treti.

Sergio Perez i Racing Point, që u kthye në pistë pasi mungoi në dy të fundit për shkak të koronavirusit, do të nis garën nga vendi i katërt para vozitësit të ekipit Lance Stroll.

Katër herë kampioni i Botës, Sebastian Vettel, vazhdon të ketë probleme dhe arriti vetëm vendin e 11-të me Ferrarin.