Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hamilton më i shpejti, por e nis garën nga vendi i 11-të

Lewis Hamilton ishte më i shpejti në kualifikime për Grand-Prixin e Turqisë që mbahet të dielën, por do ta nisë garën nga vendi i 11-të për shkak të penalizimit me 10 pozita, për shkak të thyerjes së rregullave me ndryshime në motor.

Ngasësi i Mercedesit ishte për 0.13 sekonda para ngasësit tjetër që vjen nga ekipi i tij, Valtteri Bottas.

Megjithatë, nga “pole-position” të dielën do të niset finlandezi, ndërsa nga pozita e dytë do të jetë rivali për titull i Hamiltonit, Max Verstappen.

Verstappen hyn në këtë garë me dy pikë më pak se Hamiltoni në renditjen e përgjithshme në kampionat.

Charles Leclerc i Ferrarit ishte i katërti më i shpejti në kualifikime, para Pierre Gasly të Alpha Taurit dhe Fernando Alonsos së ekipit Alpine.