Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bottas fiton në Turqi, Verstappen del i pari në renditje

Ngasësi i Mercedesit, Valtteri Bottas, e ka fituar Çmimin e Madh të Turqisë.

Ishte triumfi i parë për të në këtë sezon.

Bottas të dielën ishte më i shpejti, ndërsa pas tij përfundoi Max Verstappen i ekipit të Red Bullit. Verstappen arriti që ta rifitojë pozitën e parë në renditjen e përgjithshme të Formula 1 dhe e kaloi rivalin Lewis Hamilton.

Sergio Perez pati paraqitje të shkëlqyer në pistë për Red Bullin po ashtu dhe përfundoi i treti.

Verstappen tani në krye të tabelës së ngasësve prinë me gjashtë pikë më shumë se vozitësi i Mercedesit kur kanë mbetur edhe gjashtë gara deri në fund që mbyllet me garën e Abu Dhabit.

Kampioni në fuqi, Hamilton, humbi pikë të vlefshme dhe u rendit i pesti për shkak të vonesës në ndërrimin e gomave, pavarësisht se i thoshte ekipit se dëshironte të qëndronte në pistë derisa ishte i treti.