Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hamiltoni fiton në Katar dhe vë në presion Verstappenin

Lewis Hamilton ka fituar me lehtësi në Grand-Prixin e Katarit.

Të dielën gjatë ditës, Hamiltoni shkëlqeu dhe e ngushtoi diferencën e pikëve me Max Verstappenin. Që të dy janë në garë të madhe sivjet për titull kampioni.

Verstappen u mundua shumë por doli i dyti, ndërsa ishte i dënuar me pesë vende. Sidoqoftë, ai arriti që të marrë pikë për përfundimin më të shpejtë të një xhiroje. Kjo fitore e Hamiltonit e ngushton diferencën e pikëve në tetë. Kanë mbetur edhe dy gara për t’u zhvilluar në Arabinë Saudite dhe në Abu Dhabi muajin e ardhshëm.

Fernando Alonso i ekipit Alpine përfundoi i treti. Ishte ngjitja në podium për herën e parë që prej Grand-Prixit të Hungarisë në vitin 2014-të.