Valtteri Bottas e vendosi kohën më të shpejtë në sesionin e dytë të provave në Grand-Prixin e Hungarisë të premten. Ai ishte edhe më i shpejtë se vozitësi tjetër i ekipit, Lewis Hamilton.
Lideri i kampionatit në Formula 1, Max Verstappen, e përfundoi ditën jashtëzakonisht të ngrohtë në vendin e tretë, ani pse ishte para dy bolidëve të Mercedesit në sesionin e parë të provave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBottas ishte 0.027 sekonda para Hamiltonit dhe 0.298 sekonda para Verstappenit, i cili kryeson në tabelë me tetë pikë më shumë se Hamiltoni pas 10 garave.
Shtatë herë kampioni i Formula 1, Hamilton, bëri një gabim të rrallë gjatë sesionit kur nuk e mori mirë kthesën dhe doli jashtë pistës.
Vozitësi francez, Esteban Ocon, doli i katërti me ekipin e tij Alpine.
Por, Ferrari nuk e arriti shpejtësinë e kërkuar, dhe përfundoi në vendin e 11-të me Charles Leclerc dhe të 12-të me Carlos Sainz Jr.