Lewis Hamiltoni ishte lider i sesionit të dytë të provave në Grand-Prixin e Spanjës, ndërsa Max Verstappen dështoi të vendos kohë.
Hamiltoni ishte për 0.139 sekonda më i shpejtë se ngasësi tjetër i skuadrës së Mercedesit, Valtteri Bottas, ndërsa Charles Leclerc i Ferrarit përfundoi i treti.
Verstappen bëri gabim në kualifikime shkaku i gomave të buta dhe përfundoi i nënti me kohë me goma mesatare më herët gjatë sesionit.
Esteban Ocon i skuadrës së Alpines përfundoi i katërti, kurse Fernando Alonso e mbylli garën i pesti.
Artikuj të ngjashëm