Lewis Hamilton do të ketë penalizim me dhjetë pozita në Grand-Prixin e Turqisë të dielën. Këtë dënim, Hamilton e mori për shkak të përdorimit të shumë pjesëve të motorit.
Mercedesi e ka marrë një pjesë të katërt, një më shumë se që është e lejuar, për ta ulur rrezikun e dështimit të britanikut gjatë garës së ngushtë në kampionat.
Hamiltoni i skuadrës së Mercedesit prinë në renditje me vetëm dy pikë e gjysmë më shumë sesa ngasësi i Red Bullit, Max Verstappen.
Hamiltoni doli i pari në provën e parë të premten në “Istanbul Park”, me vetëm 0.425 sekonda para Verstappenit, ndërsa i treti ishte Charles Leclerc i Ferrarit. Valtteri Bottas, ngasësi tjetër i Mercedesit zuri vendin e katërt.