Kampioni i Botës në Formula 1 dhe lideri aktual i kampionatit, Max Verstappen, është dënuar me pesë pozita për garën e të dielës në Itali, për shkak se pjesë shtesë janë shtuar makinës së tij.
Verstappen ka marrë motorin e tij të pestë me djegie të brendshme në këtë sezon, ndërsa lejohen vetëm tre.
Holandezi ishte dënuar me 10-të pozita për motorin e katërt në muajin e kaluar në “Grand-Prixin” e Belgjikës, por dënimi është ulur për thyerjen e rregullit për herën e dytë.