Lojtari më i mirë i finales, Drilon Hajrizi, ka thënë se ekipi i Trepçës ka “vdekur” në fushë për të arritur fitoren kundër Bashkimit.
Basketbollisti Hajziri theksoi se Kupa e Kosovës i ka munguar qytetit të Mitrovicës.
“Po ndihna shumë mirë dhe jam shumë i emocionuar për këtë trofe. I ka munguar ky trofe qytetit. I ka munguar ky organizim klubit dhe i falënderoj të gjithë, që nga kryetari e deri te më i vogli në klub. Do të bëjmë punë të madhe edhe në plej -off që të bëhemi edhe kampion. E kam thënë që Bashkimi është ekip i papërshtatshëm dhe ashtu doli. Kemi “vdekur” ashtu deri erdhëm te rezultati përfundimtar”, tha Hajrizi.