Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hajrizi protagonist në fitoren e Luganos

Mbrojtësi kosovar, Kreshnik Hajrizi ka qenë titullar në fitoren e skuadrës së Luganos ndaj St. Gallen me rezultatin 2:1.

Ndeshja e së dielës i takoi xhiros së tretë të kampionatit zviceran. Mbrojtësi 22-vjeçar asistoi te goli i parë i shënuar nga Numa Lavanchy në minutën e 16-të. Vendasit epërsinë e dyfishuan në minutën e 32-të me Reto Ziegler.

Krejt çfarë arritën të bënin mysafirët në këtë takim ishte goli i shënuar nga Victor Ruiz për rezultatin 2:1. Lugano renditet e treta me 6 pikë. Betim Fazliji kompletoi ndeshjen te St. Galleni që renditet i katërti me 4 pikë.

Artikuj të ngjashëm