Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bislimi shënon gol, Vladi asiston

Futbollistët shqiptarë kanë dhënë kontribut në fitoren bindëse, 4:1, të Luganos ndaj St. Gallenit.
Skuadra vendase, St. Gallen, mbeti me një lojtar më pak në fushë që në minutën e pestë të ndeshjes së xhiros së 20-të të elitës zvicerane, të zhvilluar të dielën.
Shkëlqim Vladi asistoi në golin e parë të Luganos në minutën e 45-të. Në minutën e 57-të u aktivizuan Uran Bislimi e Kreshnik Hajrizi. Bislimi në minutën e 80-të realizoi për 3:1.
Te Lugano pos Vladit startuan edhe portieri Amir Shaipi dhe mbrojtësi i qendrës, Albion Hajdari.
Ndërkohë te St. Galleni nga fillimi luajtën Albert Vallqi dhe Bastien Toma.
St. Galleni është i dyti në tabelë me 36 pikë, pesë më pak se Young Boysi. Lugano mban vendin e pestë me 29 pikë.

Artikuj të ngjashëm