Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hajdari largohet nga Malisheva

Sulmuesi i krahut, Fiton Hajdari nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Malishevës për stinorin pranveror të Superligës së Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Hajdari të enjten ka njoftuar se është lojtar i lirë pasi është larguar nga Malisheva.

Ai iu bashkua Malishevës para fillimit të sezonit, ndërsa në stinorin vjeshtor pati dy gola në 12 paraqitje.

Krahas Malishevës, Hajdari karrierë në Kosovë ka bërë edhe te Gjilani, Llapi, Trepça ’89 e Trepça.