Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hajdari transferohet te Malisheva

Fiton Hajdari do të jetë pjesë e skuadrës së Malishevës në edicionin e ardhshëm.

Transferimi i tij u bë i ditur nga faqja zyrtare e Malishevës në “Facebook”.

“Kemi kompletuar marrëveshjen për transferimin e Fiton Hajdarit nga SC Gjilani. Mirë se vjen Fiton”, shkruhet në njoftimin e Malishevës.

30-vjeçari Hajdari luajti në 24 ndeshje në të gjitha garat me Gjilanin në edicionin që shkoi. Realizoi një gol dhe pati dy asistime.