Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland të enjten ka bërë një hap drejt kalimit te Barcelona.
Sipas gazetës spanjolle “Sport", menaxheri Mino Raiola dhe babai i lojtarit janë në Barcelonë.
Të dy janë parë në mëngjesin e së enjtens në aeroport, ku janë pritur nga një person shumë i afërt i presidentit të Barçës, Joan Laporta.
Sulmuesi Haaland është një nga lojtarët me të cilët Barcelona synon të përforcohet për sezonin e ardhshëm. Norvegjezi është një prej lojtarëve të preferuar të Juan Laportas.
Presidenti i Barcelonës është optimist se do ta bind sulmuesin t’i bashkohet këtë verë ekipit të tij.
Vlera e futbollistit të Norvegjisë është rreth 150 milion euro. 20-vjeçari me Dortmundin ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.