Real Madridi dhe Manchester City raportohet se janë të vetmet klube që kanë shansin për ta transferuar sulmuesin Erling Haaland nga Borussia Dortmundi këtë verë.
Siç shkruan të shtunën "Sport1", Barcelona s'ka mundësi ekonomike për ta përballuar një çmim të shtrenjtë për 21-vjeçarin, që raportohet se kushton rreth 300 milionë euro. Reali dhe Manchester City duhet të paguajnë 175 milionë euro për pagë për pesë vjet dhe rreth 90 milionë euro babait të lojtarit, Alfie, dhe agjentit Mino Raiola.
Janë edhe 75 milionë euro tjera në klauzolë e që shifra mund të arrijë deri në 90 milionë euro tjera në bonuse. Në përgjithësi Dortmundi do të fitojë vetëm 50 milionë euro për shërbimet e tij.