Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona shpreson në transferimin e Haalandit

Foto: Reuters

Barcelona po shpreson se do të mund ta transferojë sulmuesin Erling Haaland. Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se presidenti i klubit, Joan Laporta, është i vendosur për të gjetur një mënyrë për transferimin e Haalandit.

Barcelona është në kërkim të një sulmuesi për edicionin e ri.

Trajneri Xavi Hernandez e pëlqen talentin norvegjez që po shkëlqen te Dortmundi.

Për Haalandin, klubi gjerman po kërkon mbi 100 milionë euro. Interesim për 21-vjeçarin kanë shprehur edhe Real Madridi, Manchester City dhe PSG-ja.

Artikuj të ngjashëm